Flash News

KRYESORE

4 muaj burg për ish-kryekomunarin e Rrashbullit

4 muaj burg për ish-kryekomunarin e Rrashbullit

Gjykata e Apelit në Durrës e ka dënuar me 4 muaj e 15 ditë burg ish-kryetarin e Komunës Rrashbull Hysen Gashin, i cili akuzohet për shpërdorim të detyrës për dhënien e lejeve të ndërtimit. Gjykata e Shkallës së Parë e kishte shpallur të pafajshëm ish-kryekomunarin. Hysen Gashi u arrestua në korrik të 2014, ku në bashkëpunim me 6 persona të tjërë  u akuzuan për dhënien e lejeve  abuzive për 16 pallate në Shkëmbin e Kavajës. Për Gashin Prokuroria e Durrësit kërkoi 5 vjet burgim. Së bashku me të pandehurin Gashi, ishin konsideruar përgjegjës edhe 5 ish-zyrtarë të Komunës Rrashbull, për të cilët, pas një shqyrtimi gjyqësor me procedurë të shkurtuar, ata u shpallën fajtorë nga gjykata e Durrësit. Duke pasur parasysh kohën kur arrestua (korik 2014), Gashi ka kryer pjesën më të madhe të dënimit dhe vetëm pas pak muajsh pritet edhe lirimi i tij.

Të fundit