Flash News

KRYESORE

4 orët e Kukësit, banorët rikthejnë lëvizjen e lirë dhe pa pagesë në ‘Rrugën e Kombit’, paralajmërojnë kundër arrestimeve

4 orët e Kukësit, banorët rikthejnë lëvizjen e

Mjaftuan katër orë protestë që qytetarët e Kukësit të jepnin shembullin për të gjithë shqiptarët se vullneti i tyre nuk mund të shkelet nga pushtetarët dhe biznesmenët e fuqishëm. Protesta në ‘Rrugën e Kombit’ është pezulluar dhe tashmë ka filluar qarkullimi i automjeteve, kësaj here pa pagesë.

Banorët shkatërruan sportelet e kompanisë private ku për disa ditë ata u detyruan të paguajnë 10 euro, taksë që është paguar edhe nga qytetarët e Kosovës që vijnë në Shqipëri.

Organizatorët e protestës janë takuar me zv.drejtorin e Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka, dhe pas diskutimeve kanë rënë dakort që të lejojnë qarkullimin e automjeteve. Protestuesit kanë kërkuar garanci nga Loka se nuk do të ketë arrestime për këtë ngjarje, por duke qenë se një premtim i tillë nuk u është dhënë, ata kanë vendosur të pezullojnë protestën, por jo ta mbyllin atë.

Aktualisht pritet një konferencë për shtyp nga Ministria e Brendshme për të kuptuar edhe qëndrimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Aktivisti publikon foton nga Kalimashi: Gjatë shembjes së “Murit të Berlinit”

Kërcënoi qytetarët, Rama braktiset edhe nga socialistët: Fashist, po mbron oligarkët

Shqipëria mbyll kufirin me Kosovën, nuk lejohet as kalimi i mediave për të raportuar protestën 

 

 

Të fundit