Flash News

KRYESORE

4 plazhet më të famshëm në botë...

Çdokush është i prirur që në bazë të mundësive të tij të zgjedh dhe destinacionet turistike më të veçanta për t'i vizituar. E kur ndalemi tek plazhet, janë të shumtë ato që konsiderohen unikal dhe të veçantë në llojin e tyre. Megjithatë disa plazhe janë më të mirë se të tjerët. Në këtë kontekst plazhet me ujin më të pastër në botë janë edhe ato që tërheqin një vëmendje të madhe tek  vizitorët të cilët nuk ia kursen vetes kënaqësinë e joshjes në ujërat e magjepsës të tyre.

Katër plazhet me ujin më të pastër në botë janë:

Navagio Bay, Zakynthos, Greqi

Si një nga plazhet më të njohura në Greqi, në gjirin Navagio mund të shkoni vetëm përmes varkës apo anijes. Ndryshe njihet edhe si “Plazhi i Anijes së Shkatërruar”, dhe këtu vizitorët kanë mundësinë të shohin pjesët e mbetura të një anije të shkatërruar nga viti 1980.

Zamami, Okinawa, Japoni

Zhytja në ujërat transparent të ishullit Zamami është diçka që të paktën njëherë në jetë duhet vizituar!

Ishulli Boracay, Palaëan, Filipine

Ishulli Boracay është renditur si ishulli më i mirë në botë në vitin 2016 nga Conde Nast Traveler dhe shumë lehtë mund ta shihni se përse ky ishull ka marrë çmimin e më të mirit. Plazhi i Bardhë, pra plazhi më i njohur i Boracayt, është i njohur për rërën e bukur të bardhë dhe ujin e kaltër të pastër i cili është ideal për zhytje.

Ishulli Perro San Blas, Panama

Ujërat kristal të kaltër të Isla Perros ngjajnë me një pishinë gjigante, dhe njihet si një nga vendet më të mira për zhytje në San Blas, Panama. 

 

 

Të fundit