Flash News

KRYESORE

4 rregullat e mirësjelljes të cilat duhet t’i mbani parasysh...

Në lëmin e rregullave të mirësjelljes, janë disa prejj tyre që kanë shumë rëndësi që të mos neglizhohen në asnjë moment.

Mbajtja e çantës

Shpeshherë kemi parë ndonjë “xhentëlmen” duke i mbajtur çantën e dorës të dashurës së vet! Por, përveç në raste tejet të nevojshme, çanta e dorës duhet të mbahet nga vet zonja!

Çfarë të vishni në shtëpi

Nëse është fundjavë apo jeni kthyer nga puna pas një dite të ngarkuar dhe dëshironi të vishni pizhame për t’u rehatuar, atëherë më mirë të mendoni dy herë! Faktikisht në vend të pizhameve, është mirë të vishni rroba tjera të rehatshme të cilat nuk janë për gjumë!

Çfarë të bëni me kapelën kur hyni në shtëpi

Pavarësisht sa ftohtë është jashtë, kapelën asnjëherë nuk duhet ta mbani në kokë kur hyni në ndonjë shtëpi!

Nëse ftoheni për darkë

Nëse dikush ju ka ftuar për darkë, atëherë mos insistoni ta ndani faturën! Rregullat e mirësjelljes janë të caktuara edhe për këtë rrethanë: ftuesi gjithmonë paguan!

Të fundit