Flash News

KRYESORE

4 shkurti, Dita Botërore e Kancerit

4 shkurti, Dita Botërore e Kancerit

Dita Botërore e Kancerit4 shkurti, është e vetmja iniciativë ku e gjithë bota mund të bashkohet në luftën kundër epidemisë globale të kancerit.

Dita Botërore e Kancerit synon të zvogëlojë numrin e vdekjeve të parandalueshme që ndodhin çdo vit, duke rritur ndërgjegjësimin për sëmundjen e kancerit në gjithë publikun e gjerë, si dhe të nxisë qeveritë për të ndërmarrë veprime të mëtejshme kundër sëmundjes. Kjo ditë është një mundësi ideale për të rritur ndërgjegjësimin për luftën kundër epidemisë globale të kancerit, si dhe për të treguar se zgjidhjet nuk janë të pamundura, ato ekzistojnë gjatë gjithë rrugëtimit me kancerin dhe janë brenda mundësive tona.

Dita Botërore e Kancerit do të shqyrtojë zbatimin e asaj që ne tashmë njohim në fushat e parandalimit si zbulimi i hershëm, trajtimi dhe kujdesi, të cilët mund të ndikojnë për më mirë në barrën globale të kancerit. Nëpërmjet zbatimit të strategjive të bazuara në fakte për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit, si dhe menaxhimit të mirë të pacientëve, sëmundja e kancerit mund të reduktohet dhe të kontrollohet.

Dita Botërore e Kancerit është mundësi ideale për të përhapur fjalën dhe për të rritur njohuritë dhe informacionin për kancerin në mendjet e njerëzve, në mediat botërore dhe në axhendën botërore të shëndetit dhe zhvillimit.

"Europa Donna Albania", organizatë për të drejtat e grave me kancer gjiri në Shqipëri, në kuadër të Ditës Botërore të Kancerit, kanë lançuar një pyetësor, i cili është në 12 gjuhë të ndryshme. Një nismë rajonale (e para e këtij lloji) ë ka si qëllim të sigurojë njohuri të vlefshme për rezultatet e kujdesit të kancerit për vendet e Europës Lindore dhe Qendrore.

Pyetësori mund të plotësohet nga vetë pacientet ose nga familjarët e tyre dhe për të gjithë të interesuarit mund të klikojnë në linkun e mëposhtëm për ta plotësuar:

Sondazh mbi Rezultatet e Rëndësishme për Pacientët me Kancer në Rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore

Të fundit