Flash News

KRYESORE

4 të plagosur në aksidentin në Mamurras, ndërron jetë njëra nga 3 motrat

E përditësuar/ Një nga 3 motrat e plagosura në aksidentin që ndodhi në aksin Lezhë-Milot, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të rënda që kishte pësuar.

Ndërkohë, në gjendje të rëndë ndodhen edhe dy motrat e tjera të viktimës, si dhe dy të plagosurit e tjerë.

Nga përplasja e dy mjeteve mbetën 5 persona të plagosur.

Detajet e policisë:

Policia e Lezhës ka dhënë detajet paraprake në lidhej em aksidentin e ndodhur në aksin Milot-Mamurras pranë kryqëzimit të Paatokut.

Dyshohet se automjetit tip “Benz” ka qenë duke lëvizur në sens të kundërt dhe është përplasur me automjetin tip “Fiat”.

Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 5 persona, mes tyre 3 motra.

Njoftimi paraprak i Policisë së Lezhës:

Më datë 30.01.2018, rreth orës 12:40 është marrë njoftim se në aksin rrugor Lezhë -Milot në afersi të kryqëzimit të Patokut ka ndodhur një aksident.

Automjeti tip “Benz” me targa AA308KH dyshohet të ketë qënë duke levizur në sensin e kundert dhe është përplasur me mjetin tip “Fiat” me targa AA935IO.

Për pasojë janë dëmtuar pesë shtetas të cilet katër janë nisur për në Q.S.U. Tiranë dhe një në Spitain Rajonal të Laçit.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit.

Pamje nga aksidenti:

 

Të fundit