Flash News

KRYESORE

4 të plagosur në Elbasan, i dehuri sulmon në rrugë me thikë prindërit dhe dy fëmijët

4 të plagosur në Elbasan, i dehuri sulmon në rrugë me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku një i dehur ka sulmuar me thikë katër persona, duke u shkaktuar plagë në trup. Sipas informacioneve të para, mësohet se të plagosurit janë dy baballarë dhe fëmijët e tyre. Ata ndodhen aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sul Paprri”, pranë zyrës së Postës, ndërkohë që nuk dihet nëse palët kanë patur ndonjë konflikt të hershëm apo plagosja ka ndodhur për shkak se autori ishte në gjendje të dehur.

Agresori me iniciale G.Sh., është arratisur nga vendngjarja, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.04.2018 në Lagjen “Syrja Dylgjeri” shtetasi G.Sh në gjendje të dehur në rrugë është konfliktuar dhe dyshohet të ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasit:

E.Ç., 44 vjeç, Z.Ç., 19 vjeç, A.S., 42 vjeç dhe U.S., 18 vjeç banues në Elbasan

Të katërt shtetasit ndodhen në spitalin Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit

Të fundit