
Flash News
Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, GJKKO lë në burg Indrit Taullaun
Ngricat nga reshjet e borës gjatë natës, akset ku duhet patur kujdes
Tentoi të trafikojë 613 kg kanabis me gomone në Itali, arrestohet i riu nga Kurbini
SHBA ashpërson masat: Nga 26 janari, askush s’mund të udhëtojë drejt SHBA pa testin Covid-19
Dalin të tjera dëshmi rrëqethëse nga Covid2: Tirja më kërkoi 50 euro vetëm për t’i hequr mjekrën babait
“4 tendera me vlerë 7 milionë euro”, PD: Të anulohet procedura, këto para s’kanë lidhje me situatën e Covid-19
Partia Demokratike denoncon qeverinë se dje janë hapur katër tendera me vlerë 7 milionë euro për projekte që nuk kanë lidhje me krizën e krijuar prej pandemisë ‘Covid-19’.
Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat kërkon nga qeveria që të anulohet procedura, që sipas tij po çon miliona euro tek kompanitë e ndërtimit dhe që nuk kanë lidhje me shëndetësinë, me ndihmën sociale dhe të papunët, apo me ndihmën për bizneset e mbyllura.
“Edi Rama tjetër thotë dhe tjetër bën. Flet për luftë kundër koronavirusit, por në vend të financimit të luftës, çon miliona euro tek kompanitë e ndërtimit.
Dje janë hapur 4 tendera me vlerë 7 milionë euro për projekte që tani nuk janë prioritet.
4 tendera që nuk kanë lidhje as me shëndetësinë, as me ndihmën sociale dhe të papunët, as me ndihmën për bizneset e mbyllura.
Qeveria ka planifikuar që 7 milionë euro të shkojnë për rikualifikime urbane në vend që të shkojnë për të ruajtur mijëra vende pune nga mbyllja e detyruar e bizneseve.
Vendi tani nuk ka nevojë për shpenzime të padobishme! Me zgjerimin e hartës së pandemisë në Shqipëri, me rritjen e numrit të të prekurve nga COVID 19 dhe me rritjen e numrit të viktimave, qeveria duhet të kish hequr dorë nga vendimet që pasurojnë një grusht njerëzish në kurriz të shëndetit të shqiptarëve.
Shqipëria nuk e ka luksin të paguajë 7 milionë euro me një dorë, për të hedhur beton nëpër qytete.
Partia Demokratike i kërkon qeverisë të anullojë menjëherë procedurat për tenderimin e këtyre 7 milionë eurove dhe të çdo projekti tjetër, që nuk bën pjesë në 3 prioritetet e shqiptarëve: shëndetësinë, ndihmën për familjet në nevojë, pagesat për punonjësit e biznesve të mbyllura.
7 milionë euro të tenderuara në një ditë për beton mund të shkojnë në një drejtim shumë të vlefshëm. T’i përdorë për shëndetësinë, për dezinfektimin e qyteteve, të rrugëve dhe banesave të shqiptarëve. Të financojë qindra mijëra njerëz në kufij të mbijetesës. Të garantojë se konsumi, bizneset dhe punësimi nuk do të shemben përtokë nga kriza.
Këto dhe jo betoni korruptiv janë shërbimi më i mirë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, thotë ish deputeti.
Ditari politik









Të fundit

Kryemadhi: Taksat e larta dhe mungesa e subvencioneve kanë penalizuar bujqësinë
16 Janar 2021, 12:00
Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, GJKKO lë në burg Indrit Taullaun
16 Janar 2021, 11:53


Trump largohet nga Uashingtoni ditën e inaugurimit të Joe Biden si president i SHBA
16 Janar 2021, 11:08
Ngricat nga reshjet e borës gjatë natës, akset ku duhet patur kujdes
16 Janar 2021, 11:00

Tentoi të trafikojë 613 kg kanabis me gomone në Itali, arrestohet i riu nga Kurbini
16 Janar 2021, 10:24



Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 Janar 2021, 08:53
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju sot
16 Janar 2021, 08:45
Eurostat: Ndryshimet klimatike po ndikojnë keq bujqësinë edhe në Shqipëri
16 Janar 2021, 08:33






Vdekjet globale nga Covid-19 i kalojnë dy milionë
15 Janar 2021, 21:16
Akullorja del pozitive ndaj Covid-19 në Kinë
15 Janar 2021, 20:51
