Flash News

KRYESORE

4 viktima dhe 165 raste të reja me covid-19 në 24 orët e fundit, MSH: Shkolla, sfida e radhës

4 viktima dhe 165 raste të reja me covid-19 në 24 orët e fundit,

Katër viktima dhe 167 raste të reja janë shënuar nga covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë, raporton Ministria e Arsimit.

Sipas Dr. Flutura Beqo, nisja e vitit të ri shkollor pritet të jetë një sfidë për strukturat arsimore dhe shëndetësore, ndaj dhe po kërkohet bashkëpunimi i nxënësve e prindërve, mësuesve, për të zbatuar rregullat e vendosura për të frenuar përhapjen e COVID19, pasi sipas ekspertëve rinisja e mësimit në klasa do të rrisë sërish numrin e rasteve të prekura.

“Prindërit duhet t’i masin çdo ditë temperaturën fëmijës para se të niset për në shkollë.

Për çdo shqetësim, mësuesit duhet të kontaktojnë koordinatorin e shkollës, i cili sinjalizon menjëherë strukturat shëndetësore. Ndërsa nxënësit, nëse gjatë qëndrimit në klasë kanë një shqetësim nga ana shëndetësore, të lajmërojnë menjëherë mësuesin e tyre.

Të gjitha institucionet arsimore që sot kanë filluar mësimin duhet të zbatojnë me rigorozitet Udhëzimin mbi masat anti-COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit CARSCOV2.

Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.

Ju informojme se situata ne spitale paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID19 një 59 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 71 vjeçare nga Shkodra dhe një 76 vjeçar nga Lezha.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend për 24 orët e fundit:

Nga 862 testime të kryera janë identifikuar 167 të prekur me virusin SARS COV2, ndërsa 46 qytetarë rezultojnë të shëruar.

Të prekurit e 24 orëve të fundit janë identifikuar në këto qytete:

88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lëzhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj”, u shpreh Dr. Flutura Beqo.

COVID-19 – Statistika (14 Shtator 2020)

Testime totale                   74766

Raste pozitive                    11520

Raste të shëruara            6615

Raste Aktive                       4567

Humbje jete 338 (Qarku Tiranë 161, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2317

Durrës                                  516

Shkodër                               357

Lezhë                    268

Elbasan                                 232

Korçë                    209

Fier                                        185

Vlorë                     163

Kukës                    140

Berat                     84

Dibër                     49

Gjirokastër         47

Të fundit