Flash News

KRYESORE

40 milionë euro për Rashicën, shqiptari ndryshon destiancion

40 milionë euro për Rashicën, shqiptari ndryshon destiancion

Forma e dobët e Werder Bremenit mund të shtyjë sulmuesin Milot Rashica drejt largimit. Shqiptari është futbollisti më në formë i ekipit gjerman, por pavarësisht golave të tij ekipi po rrezikon qëndrimin në Bundesligë. Sezoni nisi me objektiva të tjerë, por rezultatet nuk janë aty ku duhet.

Lojtari kryesor mund të largohet, pasi “Kreiszeitung.de” shkruan se ka interesim nga Aston Villa për kosovarin. Aston Villa pëlqen cilësitë e Rashicës dhe po përgatit një ofertë prej 40 milionë eurosh. Shifër rekord për futbollistin me origjinë shqiptare që mund t'i japë fund aventurës së tij në Gjermani.

Menaxheri Altin Lala deklaroi se lojtari i tij nuk do të largohej në janar, por gjithçka mund të ndodhë. Premier League është një kampionat i vështirë për lojtarin dhe përshtatja mund të dojë kohë, prandaj Lala mendon se Rashica nuk duhet të rrezikojë.

Të fundit