Flash News

KRYESORE

40 minuta në presidencë, zbardhet takimi Meta-Ruçi

40 minuta në presidencë, zbardhet takimi Meta-Ruçi

Zbardhet takimi i kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi me presidentin e Republikës, Ilir Meta. Në këtë takim të zgjatur rreth 40 minuta në zyrën e Metës, mësohet se është diskutuar rreth dekretimit përfundimtar të datës së zgjedhjeve lokale 2019.

Meta e njohu Kryetarin Ruçi me konsultimet e zhvilluara prej tij për datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Gjithashtu, Presidenti Meta i bëri me dije Kryetarit Ruçi zhvillimin e procedurave transparente për të ftuar kandidatët, të cilët kanë paraqitur interesin për Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, me qëllim përzgjedhjen e një kandidati të përshtatshëm dhe me integritet për këtë pozicion të rëndësishëm.

Kujtojmë se takimi mes tyre erdhi me kërkesë të Ruçit, pak pas mbledhjes së grupit të PS.

Të fundit