Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
40 mln euro për 2.2 km rrugë/ Erl Murati: Për strehimin e banorëve mjaftojnë vetëm 4 mln euro
Gazetari dhe kryeredaktori i 'Gazetës Shqiptare', Erl Murati thotë se çështja e banorëve të Unazës së Re nuk mund të jetë problem në ligjor sepse në Shqipëri janë 450 mijë ndërtime të paligjshme.
Murati thekson se problemi është mbi të gjitha social, pasi dy mijë njerëz nuk mund të nxirren rrugë.
"Çështja e banorëve të Unazës së Re nuk është problem ligjor, sepse në Shqipëri janë 450 mijë ndërtime të paligjshme. Problemi është mbi të gjitha social: të gjithë e duam mbikalimin e “Shqiponjës”, por ai s’mund të ndërtohet duke hedhur 2 mijë njerëz në rrugë. Shteti duhet t’u japë zgjidhje atyre, pastaj të ndërtojë veprën publike", shkruan Murati.
Sipas gazetarit, nëse kjo çështje do të ishte vetëm ligjore, atëherë duhet të shemben komplekset rezidenciale ku jetojnë deputetët, sepse ato janë ngritur jo mbi tokë truall, por mbi ullishte.
"Nëse kemi të bëjmë me problem ligjor, atëherë duhet të shemben të gjitha komplekset rezidenciale ku jeton e 2/3 e deputetëve të parlamentit, sepse ato janë ngritur jo mbi tokë truall, por mbi ullishte, fusha bujqësore dhe kodrat e kurorës së gjelbër të Tiranës", thotë ai.
Murati thekson se do të mjaftonte vetëm 1/10 e shumës së tenderit prej 40 milionë euro, pra vetëm 4 milionë euro, që këtyre qytetarëve t'u grantohen banesa sociale.
"Do të mjaftonte vetëm 1/10 e shumës së tenderit, pra vetëm 4 milionë euro për të ndërtuar dhe strehuar në banesa sociale të gjithë hallexhinjtë e Unazës së Re. Mjafton që politika të mos vjedhë: edhe Unaza ndërtohet, edhe banorët strehohen", shprehet Erl Murati.