Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
40 vende të lira pune tek Drejtoria e Doganave, kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka njoftuar shpalljen e 40 vendeve vakante për punësimin me kontratë të përkohshme në pozicionin punonjës shërbimi pranë këtij institucioni (kategoria D2).
Në njoftim janë bërë të ditur edhe kriteret të cilat duhet të plotësojnë kandidatët.
Sa i takon përshkrimit të punës, punonjësit do të kryejnë kontrolle në terren për pajisjen me pulla fiskale të vendosura në produktet e akcizës, kryerjen e detyrave sipas nevojave të DPD, si dhënien e informacioneve lidhur me shërbimet e ofruara për subjektet dhe qytetarët nga autoritetet doganore.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët:
Të kenë shtetësi shqiptare
Të kenë zotësi të plotë për të vepruar
Të gëzojnë shëndet të mirë për të kryer detyrat e tyre
Të mos kenë qenë të dënuar për krime dhe që nuk gjykohen për një çështje penale në ngarkim të tyre
Të mos kenë qenë pushuar ndonjëherë më parë nga puna për thyerje të disiplinës ose shkelje të tjera serioze
Të kenë arsim të lartë diplomë të nivelit Bachelor
Të kenë njohuri në përdorimin e kompjuterit
Të kenë njohuri të një gjuhe të huaj
Dokumentet që duhet të dorëzojnë kandidatët:
Kërkesë për marrje pjesë në konkurrim
Curriculum Vitae (CV)
Diplomë të nivelit Bachelor të noterizuar
Kartë identitetit
Fotokopje të kurseve kualifikuese
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 28 shtator, ora 16:00 pranë Drejtorisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të DPD-së.