Flash News

KRYESORE

40-vjeçarja gjendjet e dekompozuar brenda në dush, dyshimet e policisë

40-vjeçarja gjendjet e dekompozuar brenda në dush, dyshimet e

Një 40 vjeçare është gjetur e dekompozuar në kabinën e dushit. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit ndërsa policia dyshon se vdekja mund të jetë shkaktuar, si pasojë e kontaktit të viktimës me rrymën elektrike gjatë bërjes së dushit.

“Më datë 14.07.2018, rreth orës 22:10, në lagjen nr 1, në banesën e saj ku jetonte e vetme, në kabinën e dushit, u gjet i dekompozuar trupi i shtetases B.B, rreth 40 vjeçe.

Nga të dhënat e para, rezulton se dera e banesës, ka qenë e mbyllur me kyç nga brenda dhe automati është gjetur i ulur.

Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar, si pasojë e kontaktit të viktimës me rrymën elektrike gjatë bërjes së dushit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, njofton policia.

 

Të fundit