Flash News

KRYESORE

“400 mijë lekë në dorë”, Denaj: Nuk është pagë lufte. Ja qëllimi i paketës së dytë ekonomike

“400 mijë lekë në dorë”, Denaj: Nuk

Ministrja e Financave Anila Denaj, në emisionin “Real Story”, tregoi detaje nga paketa e re financiare që parashikon dhënien e një pagese prej 400 mijë lekësh për një kategori të caktuar punonjësish. Denaj sqaroi së pari se pse kjo pagesë po jepet njëkohësisht, dhe nuk është konsideruar “pagë lufte”.

“Me këtë pagesë ne kemi kuptuar që situata do vazhdojë deri në maj, por pagesa është e vetme, një herë dhe nuk është e përsëritur në maj. Po flasim për persona që janë të papunë, në pjesën më të madhe, dhe për ata që i takojnë biznesit të vogël, të cilët kanë qenë të hapura, kanë operuar, prandaj nuk konsiderohet si pagë lufte”, tha Denaj.

Ndërkohë, sipas ministres, me zgjerimin e paketës ka dhe një qëllim tjetër. Sipas saj, biznesmi i madh ka marrë vëmendjen me këtë paketë me qëllim për të ndaluar largimet nga puna. “Në këtë zgjerim pakete biznesi i madh e ka marrë vëmendjen dhe për të ndaluar largimin. Por bëhet nga pronarët që vendosin si do të jetë situata dhe shpresoj që mos rritet papunësia dhe zgjerimi i aktivitetit të biznesit nuk do të ndodhë që në maj të hapen të gjitha bizneset por është shtysë që pas majit të riorgtanizojnë aktivitetet e tyre dhe mos e mendojnë marrëdhënien me punonjësit siç është tani”, tha Denaj.

Të fundit