Flash News

KRYESORE

“411 mln lekë për zyra”, Alibeaj: Rama i papërgjegjshëm, paratë përdoren për beton e kolltuqe

“411 mln lekë për zyra”, Alibeaj: Rama i

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enekelejd Alibeaj, akuzoi qeverinë se ka hapur tender për rikonstruksion zyrash me vlerë 400 milionë lelëk. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj u shpreh se “në kulimin e krizës ekonomike, Edi Rama planifikon të japë 400 milionë lekë për zyra. Këto shpenzime janë parashikuar për rikonstruksionin e zyrave të administratës së Spitalit të Traumës.

“Në vend që të shpenzojë çdo qindarkë për të forcuar sistemin shëndetësor, për të garantuar testimin e mjekëve dhe të qytetarëve, Edi Rama ka hapur tender për rregullim të zyrave.  Në kulmin e krizës, kur pandemia po bëhet më agresive, qeveria e ka mendjen të shpenzojë mbi 400 milionë lekë për zyra. Në kulmin e krizës ekonomike, ku mijëra qytetarë janë sot në pamundësi për të siguruar ushqimin e femijëve, Edi Rama planifikon të japë 400 milion lekë për zyra. Në kulmin e krizës, ku mijëra biznese janë gati të shpallin falimentin e të lënë mijëra qytetarë pa punë, Edi Rama kërkon të japë 400 milion lekë vetëm për zyra.

Tenderi 411 milionë lekë për të rikonstruktuar zyrat e administratës së Spitalit të Traumës është unik sot në Europë. Spitalet tani nuk kanë nevojë për kulltuqe të rehatshëm. Mjekët duan së pari të mbrohen vetë dhe të kenë mundësi të gjurmojnë virusin, që sëmundja të mos kapet në momentet e fundit dhe numri i atyre që humbin jetën të mos rritet”, tha ndër të tjera Alibeaj.

Për Alibeajn, ky tender është provë e papërgjegjshmërisë së Kryeministrit. Ndërsa a ii këron Edi Ramës t`i anullojë këto tendera. “Pas hedhjes të 29 milionë eurove për beton, tenderi i rregullimit të zyrave të spitalit të Traumës është një nga provat e shumta të papërgjegjshmërisë të Edi Ramës. Prioriteti numër një i buxhetit të shtetit duhet të jetë shëndetësia, pajisja e mjekëve me mjete mbrojtëse.

Qeveria duhet të anullojë menjeherë tenderin prej 411 milionë lekë për rikonstruksion zyrash. Qeveria të ndërpresë tenderat dhe transfertat e thesarit që nuk adresojnë pasojat e koronavirusit. Buxheti ka para, por ato po përdoren  për kolltuqe zyrash, për betonin e klinetëve të qeverisë dhe për koncesionet e miqve okigarkë të të Edi Ramës, jo për qytetarët dhe biznesin, që sot janë në ditën më të zezë”, tha Alibeaj.

Të fundit