412 deputetë të Parlamentit Europian votojnë pro rezolutës: Të hapen bisedimet për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Parlamenti Europian ka votuar rezolutën për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë të Veriut. 412 eurodeputetë nga 578 të pranishëm në seancë votuan në favor të rezolutës ku kërkohet hapje e negociatave.

Sekretari i përgjithshëm i PS-së Taulant Balla, në një postim në twitter shkruan se ky është një mesazh i shkëlqyer për KE.

“412 nga 578 deputetë (të pranishëm) të Parlamentit Europian votuan Rezolutën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonise se Veriut. Ky është një mesazh i shkëlqyeshëm për Këshillin Europian dhe Komisionin Europian.” shkruan Balla në një postim në twitter.

Ndërsa në faqen e tij në Facebook, Balla ndan një video nga momenti i këtij votimi.