Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
42 eurodeputetë kërkesë për heqjen e vizave për Kosovën, Balla: BE po humbet besueshmërinë dhe korrektësinë
Kreu i grupit parlamentare të PS, Taulant Balla ka përshëndetur letrën e 42 eurodeputetëve drejtuar Macron-it dhe kryeministrit holandez Rutte për heqjen e vizave për Kosovën në fund të 2020. Përmes një postimi në Tëitter, Balla ka shprehur dakordësinë e plotë me Shefin e Delegacionit Bullgar në Parlamentin Evropian për heqjen e vizave për Kosovën.
Andrey Kovatchev shkruan se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet prej 2 vitesh dhe se vetëm në këtë mënyrë, me heqjen e vizave, BE mund të provojë se është një ndërmjetës i drejtë.
‘’Së bashku me 41 eurodeputetët, unë bashkë-nënshkrova 2 letra Presidentit të Francës, Macron dhe kryeministrit holandez një kërkesë për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës në Këshillin Europian nga fundi i vitit 2020. Kanë kaluar 2 vjet që kur Kosova ka përmbushur të gjitha standardet e teknologjisë, vetëm kështu BE mund të jetë një ndërmjetës i drejtë!’’- shkruan Kovatchev.
"Jam plotësisht dakord me @andreykovatchev që BE po humbet besueshmërinë dhe korrektësinë duke mos korrigjuar përmbushjen e Kosovës për të gjitha standardet teknike. Faleminderit të gjithë eurodeputetëve nga grupet kryesore politike për mbështetjen e madhe të treguar përmes letrave të dërguara Presidentit francez dhe Kryeministrit holandez", shkruan Balla.