Flash News

KRYESORE

45 kg kokainë të sekuestruar pas operacionit greko-shqiptar

45 kg kokainë të sekuestruar pas operacionit greko-shqiptar

Nga operacioni i kryer nga policia greke dhe ajo shqiptare u sekuestruan 45 kg kokainë, që ishte fshehur në dy kontenierë në portin e Pireut, e që kishte si destinacion Durrësin.

Dy kontenierët u lanë nga dogana greke, të ngarkuar në një anije e cila iu drejtua portit të Durrësit më 14/09/2019, u shkarkuan më 17/09/2019 dhe u vendosën nën mbikëqyrje nga autoritetet shqiptare.

Më datën 20/09/2019, tri persona iu afruan kontejnerit në zonën e lirë të Durrësit dhe kur kuptuan se po vëzhgoheshin ata u përpoqën të shpëtonin. Njëri prej tyre u arrestua,kurse të tjerët janë në kërkim.

Sipas autoriteteve shqiptare, të paktën katër persona janë të përfshirë në këtë çështje dhe hetimet po vazhdojnë.

Të fundit