Flash News

KRYESORE

45 vite nga telefonata e parë në New York me celularin 1 kg

45 vite nga telefonata e parë në New York me celularin 1 kg

Protagonist i këtij momenti historik, ishte inxhinieri amerikan Martin Cooper.

Pajisja peshonte më shumë sesa një kile dhe nuk kishte ekran. Koha e karikimit ishte 10 orë dhe bateria zgjaste vetëm 35 minuta.

"Ne ia dolëm, telefonia celulare është një realitet"- këto ishin fjalët e Martin Cooper në telefonatën e tij të parë, telefonatë që ai i bëri rivalit të tij, shkencëtarit Joel Engel.

Për ato kohë DynaTac, kështu u quajt telefoni i parë i lëvizshëm, ishte një mrekulli teknologjike që mbyllte dhe rivalitetin midis dy kompanive të telefonave, nisur në 47-n.

Por vetëm 17 vjet më vonë, kjo shpikje bëhet më e sofistikuar dhe me shtrirje shumë më të gjerë, falë valëve të para.

Pasuesi i prototipit të Cooper-it është DynaTac 8000X, shitur për 3.995 asaj kohe, ekuivalent me  9.322 dollarë aktualë.

Të fundit