Flash News

KRYESORE

450 euro për biletë, anulohet fluturimi në Rinas; bllokohen 200 pasagjerë

450 euro për biletë, anulohet fluturimi në Rinas; bllokohen 200

Rreth 200 pasagjerë janë bllokuar në aeroportin ‘Nënë Tereza’ në Rinas. Shkak është bërë anulimi i fluturimit të linjës Tiranë-Frankfurt, nga kompania Adria Airways.

Pasagjerët duhet të ishin nisur në orën 12:20, por ata po presin akoma në zyrat e kompanisë ‘Adria Airways’.

Qytetarët shprehen për Fax News se duhet të ishin nisur, pasi rrezikojnë që të humbasin punën në Gjermani.

“Nuk po na japin asnjë shpjegim, nuk mund të presim biletë tjetër pasi janë të papërballueshme”, shprehen qytetarët duke shtuar se kanë paguar  450 euro për biletat.

Punonjësit e kompanisë shprehen se pasagjerëve i’u është komunikuar se do të sistemohen gjatë ditës së sotme me kompani të tjera. Kompania i ka njoftuar pasagjerët vetëm pasi kishin kaluar në anën tjetër për të hipur në avion, pasi kishin bërë check in.

Sipas kompanisë ‘Adria Airways’ shkak për anulimin e fluturimit është bërë një defekt teknik.

Të fundit