Flash News

KRYESORE

47-vjeçari vetëvaret pasi del nga Komisariati, nën hetim 2 efektivë policie

47-vjeçari vetëvaret pasi del nga Komisariati, nën hetim 2

Një 47-vjeçar Nga Shkodra i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur, pak minuta pasi kishte dalë nga Komisariati i Policisë.

Shtetasi me inicialet A.K u gjet i vdekur në banesën e tij në Barbullush, ndërkohë familjarët dyshojnë se 47-vjeçari është dhunuar nga policia.

Mësohet se janë vënë nën hetim dy efektivë policie që pretendohet nga familjarët se kanë ushtruar dhunë mbi të afërmin e tyre.

Sipas familjarëve, 47-vjecari ishte shoqëruar në Komisariatin e Policisë pasi dyshohej për një vjedhje të një banese ngjitur me të tijën. Pasi e kanë mbajtur disa orë në komisariat, atë e kanë lëshuar dhe sapo është kthyer nga komisariati ai ka kryer aktin e rëndë, duke u varur brenda banesës.

Të fundit