Flash News

KRYESORE

48 vjeçari gjen granatë dhe një letër kërcënuese në oxhakun e shtëpisë

48 vjeçari gjen granatë dhe një letër kërcënuese

Një granatë dore dhe një letër me mesazh kërcënues ka gjtur një 48-vjeçar në shtëpinë e tij në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme kur shtetasi me inicialet B.L kishte shkuar në banesën në pronësi të tij, por që është e pabanuar.

Mbi oxhak ai ka gjetur granatën, si dhe letrën e shkruar.

Pronari i shtëpisë ka lajmëruar policinë, e cila ka sekuestruar granatën dhe letrën në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kanë kaluar edhe prokurorisë së rrethit, për hetime për kryerjen e veprës penale të “kanosjes” dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Të fundit