Flash News

KRYESORE

49-vjeçari ngjit Everestin brenda javës, vendos rekord të ri

49-vjeçari ngjit Everestin brenda javës, vendos rekord të ri

Sherpa nga Nepali ka ngjitur majën e Everestit për të 24-tën herë, duke ngjitur malin 2 herë vetëm në 7 ditë.

Ky është rekordi i tij i dytë në 7 ditë, pasi ai u ngjit përsëri më 15 maj në Everest. 49-vjeçari tha se nuk planifikon të tërhiqet dhe shpreson të arrijë më shumë suksese në vitet në vijim.

"Unë mund të ngjitem edhe për disa vite të tjera,"-tha ai për BBC, përpara përpjekjes së tij për të ngjitur për të 23-tën herë malin, një javë më parë. "Jam i shëndetshëm, mund të vazhdoj derisa të mbush 60-vjeç."

Sherpa ngjiti malin për herë të parën në vitin 1994 dhe bën guida për kompanitë ndërkombëtare që organizojnë ekspedita ngjitjeje.

"Asnjëherë nuk e kam menduar për të vendosur rekorde,"-tha ai. "Sikur ta dija, do kisha bërë më  shumë ngjitje më herët", tha më tej.

Të fundit