Flash News

KRYESORE

‘5.2 mil lekë në baste’, prokurori para KPA-së në 23 tetor

‘5.2 mil lekë në baste’, prokurori para KPA-së

Në datën 23 tetor, Komisioni i Posaçëm i Apelimit, do të mbajë seancën ndaj Luan Kaloçit, prokurorit të Tiranës i cili u shkarkua nga Komsioni i Pavarur i Kualifikimit në seancën e 5 korrikut.

Prokurori u shkarkua pasi KPK arriti në përfundimin se ai kishte fshehur origjinën e parave për blerjen e një apartamenti dhe një dyqani në Tiranë.

Në vitin 2003, në deklarimin e bërë për blerjen e një dyqani, Kaloçi specifikoi si burim të ardhurash 5.2 milionë lekë të fituara në baste sportive. Ndërsa në vitin 2017, për të njëjtën pronë, deklaronte të ardhura nga shitja e një banese në Elbasan.

KPK e ciëlsoi këtë si deklarim të rremë dhe vendosi largimin e prokurorit nga detyra.

 

 

Të fundit