Flash News

KRYESORE

5 arsye pse po dështon Panuçi si trajner i Kombëtares

5 arsye pse po dështon Panuçi si trajner i Kombëtares

Ndonëse ishte një person i panjohur në fushën e trajnimit, Kristian Panuçi arriti të bindte presidentin e FSHF-së, Armand Duka t’i jeptë ‘timonin’ e ekipit përfaqësues. Me prestimin se do të ndërtonte një skuadër sulmuese dhe rezultative, u mendua se 45-vjeçari do të ishte i denjë të zëvëndësonte bashkëkombasin e tij, De Biazi. Megjithatë rezultatet dhe loja e ekipit duket se nuk flasin në favor të Panuçit, shkruan Politiko.al.

Më poshtë janë 5 arsyet kryesore pse Panuçi po dështon në krye të ekipit kuqezi:

Mugesa e eksperiencës: Pavarësisht karrierës së pasur, duhet pranuar se Panuçi si trajner ka një CV modeste si trajner. E nisi te Rusia si ndihmës i Kapelos dhe drejtoi për një periudhe të shkurtër Lovornon në Serinë B dhe Ternanan në Serinë C. E pamjaftueshme për të drejtuar një ekip Kombëtar.

Eksperimentet e shumta: 45-vjeçari ka aktivizuar në çdo ndeshje lojtarë të ndryshëm, duke i kushtuar rëndësi eksperimenteve dhe duke lënë mënjanë krijimin e një formacioni stabët, ndryshe nga De Biazi, i cili luante pothuajse me të njëjtin formacion.

Prishja e ekuilibrave: Lënia jashtë e disa ‘gjeneralëve’ si: Ansi Agolli, Ergys Kaçe, Taulant Xhaka dhe ndonjë tjetër duket se ka ‘tronditur’ ekuilibrat brenda skuadrës. Jo vetëm kaq, por mjafon të shohësh edhe sjelljen e mesfushorit, Odise Roshi, i cili nuk e priti mirë zëvëndësimin në dy ndeshjet e fundit ndaj Kosovës dhe Ukrainë, çka tregon se situata nuk është e mirë.

Skema e gabuar: Italiani po mundohet të adaptopjë një skemë të re, kryesisht 4-3-3 , e cila nuk i përshtatet aspak lojtarëve. Ekipi përfaqësues nuk ka sulmues të nivelit të lartë, të cilët do të zgjidhnin situatat. Armando Sadiku, Bekim Balaj dhe deri Diku Sokol Cikalleshi i kanë i kanë minutat me pikatore në ekipet e tyre.

‘Hija’ e De Biazit: Ish-lojtari i Romës nuk ka arritur të krijojë një fizionomi të tijën, e cila do ta ndihmonte t’i largohej hijes së bashkëkombasit të tij, Xhani De Biazi, i cili për hir të së vërtetës pavarësisht lojës mbrojtëse arriti rezultate historike me ekipin kuqezi.

Ndikimi i menaxherëve: Burime pranë ekipit Kombëtarë shprehen nën zë se trajneri ndikohet edhe nga menaxherët, kryesisht për lojtarët që vijnë nga Italia, duke shkaktuar qejfmbetje tek futbollistët e tjerë.

Të fundit