Flash News

KRYESORE

5 ditë para natës së parë të Eurovizion, Eugent Bushpepa në 5 këngët më të votuara

Gjasat e këngës “Mall” të Eugent Bushpepës  për të marrë një renditje të mirë në “Eurovizion” janë shumë të mëdha. Kënga dhe vlerat vokale të Bushpepës janë pritur shumë mirë nga audienca dhe kritikët e muzikës çka e kanë bërë atë të jetë ndër më të votuarit në sondazhe dhe më i klikuari në YouTube.

Wiwibloggs është faqja e cila çdo vit publikon sondazhe për konkurrentët në Eurovizion dhe bën intervista e komente të shumta edhe për të kuptuar trendin e pëlqyeshmërisë së audiencës.

Në këtë faqe janë të hapura disa sondazhe ku dy kryqoret janë se kush do ta fitoje Festivalin e Këngës Evropiane dhe se kush duhet të kualifikohet për në finale.

Në të parën, Eugent Bushpepa është i pesti më i votuari dhe në sondazhin e dytë se kush duhet të kualifikohet në natën e parë të konkurrimit, kënga “Mall’ është e dyta më e votuara.

Të fundit