5 gabimet që bëjnë meshkujt në takimin e parë

Ms. Doris Murphy attending the Kentucky Derby, Louisville, Kentucky, 1938. (Photo by The Abbott Sengstacke Family Papers/Robert Abbott Sengstacke/Getty Images)

Për të krijuar përshtypjen e parë nuk ka asnjëherë një shans të dytë. Kështu janë dhe takimet e para me personin që ti pëlqen. Meshkujt shpeshherë bëjnë disa gabime të cilat i kushtojnë njohjen e mëtejshme.

Ja 5 gabimet që një mashkull nuk duhet t’i bëj asnjëherë:

Bëjnë shaka të cilat nuk janë të përshtatshme
Fakti që duan të krijojnë një atmosferë jo të sikletshme, ata bëjnë ndonjë shaka. Ndodh që në disa raste, kjo shaka t’i prishë punë.  Femra që ata po dalin, ndoshta ende nuk është mësuar me shakatë e tyre.

Nuk pyesin
Meshkujt gjatë takimeve, nuk bëjnë shumë pyetje, por presin vetëm femrat. Kjo në disa raste keqkuptohet, se duket sikur nuk kanë interes të dinë më shumë rreth personit që po dalin.

Nuk flasin për veten e tyre
Meshkujt të japin përshtypjen se janë shumë enigmatikë, kur dalin me dikë për takim. Ata pëlqejnë më shumë të dinë për tjetrin sesa të japin material për veten e tyre. Kjo gjë i bezdis femrat.

Flasin shumë për punën
Nëse jeni në një fushë, kjo nuk është edhe aq e mërzitshme, por kur nuk keni lidhje me punët që bëni, kjo tingëllon jo mirë. Femrat lodhen duke dëgjuar, si është puna e tij në shumicën e bisedës.

Ofendohen nëse femra paguan
Kjo gjë nuk i pëlqen meshkujve, sepse duket sikur i bie krenaria. Nuk ka gjë të keqe, nëse femra vërtet dëshiron ta bëjë këtë gjë, sepse nuk e bën për t’ju  ofendojë.