5 Janari, dita më e ftohtë e vitit

foto ilustruese

Dita e sotme, sipas sinoptikanëve, është më e ftohta e këtij dimri.

Sinoptikanët thonë se termometri ka zbritur në -14 gradë Celsius në zona të veçanta, ndërsa nuk e konsiderojnë normale sepse në Shqipëri këto temperatura shënohen shumë rrallë.

Këto kushte të motit, të shoqëruara edhe me reshje dëbore, do të na shoqërojnë deri të martën, kur temperaturat do të vijnë në rritje, për t’ju përafruar mesatares shumë vjeçare të dimrit, shprehet sinoptikania Adiola Bani për TV Klan.

Por pavarësisht rritjes, në vlerat minimale ato do të qëndrojnë sërish disa gradë nën zero. Për pasojë sinoptikanët parashikojnë probleme me ngricat në të gjithë vendin, të paktën deri në mesin e muajit Janar.