Flash News

KRYESORE

5 mënyra natyrale për të rritur energjinë e trupit, e cila ulet me ndryshimin e moshës

5 mënyra natyrale për të rritur energjinë e trupit, e cila

Ndiheni të lodhur? Pini deri në 2 filxhanë me kafe dhe trupi juaj përsëri nuk reagon? Mos u shqetëso, nuk je vetëm! Me kalimin e viteve ne humbasim energjinë dhe bëhemi më pak vitalë. Dy nga pesë amerikanë ndjehen të lodhur pjesën më të madhe gjatë javës. Gazeta amerikane e shëndetit, Health.com ju jep disa këshilla. Vetëm sigurohuni që të bëni një kontroll tek mjeku përpara se të përdorni këto metoda.

Magnezi

Ndërsa plakeni, metabolizmi juaj ngadalësohet dhe kjo mund t'ju bëjë që të lodheni lehtësisht. Magnezi luan një rol të rëndësishëm në metabolizmin e energjisë. Provoni të hani më shumë arra, perime me gjethe jeshile dhe kokrra të plota për të ndihmuar që ta rralloni pak.

Vaj nenexhiku

Përdoret zakonisht në aromaterapi, ky vaj esencial freskues rrit oksigjenin në tru, rrit fokusin dhe stimulon mendjen. Kjo është e rëndësishme për përmirësimin e shëndetit të trurit tuaj së bashku me energjinë tuaj.

Çajrat bimorë

Provoni një filxhan çaj jeshil dhe do të keni më tepër energji.

Farat Sia

Acidet yndyrore thelbësore (omega-3 dhe omega-6) që gjenden tek farat sia (chia) ndihmojnë në rregullimin e gjëndrave, luftojnë lodhjen e veshkave, luftimin e inflamacionit dhe madje ju ndihmojnë të menaxhoni menopauzën.

Uji

Nëse trupi juaj ka mungesë të lëngjeve, një nga shenjat e para është një ndjenjë lodhjeje. Ndiqni rregullin "tetë nga tetë" dhe pini tetë gota ujë ose lëng në ditë. Kjo do të përmirësojë energjinë tuaj dhe do t'ju ndihmojë të qëndroni të hidratuar dhe të shëndetshëm.

Të fundit