5 modele këpucësh për dimër që janë të bukura dhe “çuditërisht” të rehatshme

Këpucët elegante të dimrit mund të duken shpesh herë “të bukura për syrin” por të parehatshme për këmbët. Kur temperaturat bien, ne nuk jemi të etur për të marrë modelet më elegante e të bukura sepse na duhen këpucë të rehatshme.

Fatmirësisht, marka si Prada, Bottega Veneta, dhe të tjerë, në pasarelat e modës, kanë filluar që përparësi ti japin këpucëve funksionale, por pa sakrifikuar stilin.

Revista ELLE ka sjellë çfarë preferojnë 5 gra që drejtojnë dyqanet më të mëdha: Nordstrom, Bloomingdales, MatchesFashion, Moda Operandi, dhe Browns.

Deri tek gjuri

“Këpucët e dimrit janë çizmet e gjurit”, thotë Erica Russo, nënkryetarja dhe drejtoresha e modës e Bloomingdale. “Ka kaluar kohë pasi stili ka qenë i përparuar dhe i rëndësishëm, dhe është një pjesë e shkëlqyeshme investimesh që mund të kesh për vitet që vijnë”. Çizmet deri tek gjuri kanë qenë një stil i i kahershëm por silueta e viteve ’70 është rikthyer me një hakmarrje. “Kjo siluetë ka qenë jashtë modës për aq kohë sa rikthimi i saj është emocionues, me marka si Paris Texas”- thotë Ida Petersson nga Browns.

Këpucë të rënda

“Me pak fjalë, sa më e trashë të jetë sholla, aq më trendi duken”, thotë Lisa Aiken, drejtore e modës e Moda Operandi. “Këto çizme janë super praktike.”Me shollë të trashë, këto këpucë janë ato që duhet të kenë të gjitha vajzat për dimër, pavarësisht nga etiketat e stilistëve.”

 Square-Toe

Ky model u paraqit për herë të parë në pasarelën e “Pranverë 2018” dhe skaji këndor vazhdon të jetë ende shumë i pëlqyer nga shtëpitë e modës.  Këpucët nga marka italiane “Daniel Lee” janë akoma kudo dhe akoma blihen e kërkohen shumë. Edhe pse po flasim për këpucë dimri, një palë si këto duhen me se s`bën në gardërobën tuaj pasi do iu dalin para për mbrëmje apo eventet e fundvitit.

Printe kafshësh

Ashtu si tendenca e çantave, printet e kafshëve janë një mënyrë e re për të rifreskuar siluetin dhe ngjyrën tuaj të preferuar. “Detajet ekzotike fluturuan nga pista menjëherë në dyqanet tona”, thotë Bellman. Pavarësisht nëse jeni në neoni ose në neutrale, ka një mënyrë për t’u egërsuar për estetikën e të gjithëve. “Gjarpri grafik me një ngjyrë të guximshme është i domosdoshëm për dimër, dhe materiali gjithashtu duket tepër i lëmuar në kafe, ngjyra e sezonit”.

Këpucët e festave

Ekziston një përjashtim që do të bëjmë për këpucë jo-praktike këtë dimër, dhe kjo sepse përfundimisht është sezoni i festave. “Ne jemi në këtë moment kur shkëlqimi tepër i lartë për mbrëmje është pikërisht ajo që të gjithë duan të veshin”, thotë Aiken.