Flash News

KRYESORE

5 muaj pas largimit, Rashela Kolaneci rikthehet në “Xing me Ermalin”

Largimi i saj bëri bujë, por duket se Rashela Kolaneci, bukuroshja me format “bombastike” nuk ndahet edhe aq lehtë nga moderatori që i dha famën, Ermal Mamaqi.

Vajza sexy pas 5 muaj largim nga spektakli i së shtunës mbrëma në tv Klan do të rikthehet sërish, por këtë herë jo si velina e Ermalit, por si e ftuara speciale.

“Rashel Kolaneci rikthehet në "Xing me Ermalin" si e ftuar. Bëni pyetjen tuaj. Pyetjet e përzgjedhura do të lexohen me emrin tuaj në emision”, shkruan Mamaqi në rrjetet sociale, duke ftuar fansat që të shkruajnë pyetje për një nga vajzat më të komentuara të showbizz-it shqiptar.

Tashmë, duhet të presim të shtunën për të parë spektaklin “Xing me Ermalin” dhe “rikthimin” e Rashelës tashmë e ulur jo në tavolinën e moderatorit, por në kolltukun e të ftuarit.

Të fundit