Flash News

KRYESORE

5 muajshe shtatzënë, e dashura e Ronaldos mahnit me format trupore

23-vjeçarja Georgina Rodriguez, e dashura e yllit portuges Cristiano Ronaldo, është në muajin e pestë të shtatzënisë por lehtësisht mund të themi se ua kalon dhe modeleve.

Çifti është fotografuar këtë fundjavë në Ibiza teksa po shkonin për të darkuar me disa miq në një restorant dhe ajo që binte në sy ishin format perfekte të Georginës, ku vështirë se mund të besosh se ajo është në muajin e pestë të shtatzënisë. E veshur me një palë pantallona të shkurtra xhins, një këmishë të bardhë dhe një palë çizme të gjata, Georgina nuk ngjante aspak si një grua shtatzënë. Megjithatë burime të afërta të çiftit kanë konfirmuar se ajo është në pritjen e ëmbël.

Të fundit