Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
5 persona ikën nga Shqipëria pas tërmetit, a kemi të bëjmë me dekonspirim? Si u përgjigj drejtori në Policinë e Shtetit
Policia e Shtetit ka lëshuar deri tani 17 urdhra ndalimi për zyrtarë, specialistë, apo ndërtues si persona të dyshuar që mund të kenë lidhje me shembjen e godinave ku pati viktima nga tërmeti i 26 nëntorit (51 në total).
Gjatë një deklarate për shtyp policia dha detaje mbi këtë veprimtari hetimesh, ndërsa tha se nga pesë prej tyre të shpallur në kërkim kanë ikur nga Shqipëria dhe njëri prej tyre ishte larguar një ditë para tërmetit.
Por a kemi të bëjmë me dekonspirim të operacionit, iu drejtuan gazetarët? Drejtori i Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare në Policinë e Shtetit Lutfi Minxhozi u shpreh se nuk kemi të bëjmë me dekonspirim, pasi mund të kenë ikur për arsye shëndetësore sepse mund të jenë prekur edhe vetë nga pasojat e tërmetit.
Personat nuk janë larguar për t’i ikur hetimit, por për arsye familjare. Një prej tyre u largua para se të ndodhte tërmeti. Nuk kanë marrë dijeni për hetimin dhe janë larguar. 5 ata që janë jashtë vendit, ikja e tyre nuk lidhet për shkak të hetimit. Nuk ka aspak me dekonspirim të hetimit.
Të tjerët që janë larguar pas tërmetit mund të jenë dëmtuar fizikisht edhe vetë dhe mund të kenë shkuar për arsye shëndetësore. Lidhur me identitetin nuk mund t’i bëjmë të ditur për shkak të hetimit”, tha Minxhozi.