Flash News

KRYESORE

5 pyetjet për Drejtorin e Policisë që çuan në thirrjen e Tahirit në Prokurori

5 pyetjet për Drejtorin e Policisë që çuan në

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të paraqitet në Prokurori gjatë javës për t'iu përgjigjur dyshimeve dhe interesit të organit të akuzës në lidhje me çështjen Shullazi. Burime të politiko.al thonë se Tahiri ka zgjuar interesin e prokurorëve pas pyetjeve që i janë bërë ish-vartësit të tij, drejtorit të Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj. Të njëtat burime listojnë edhe pyetjet që i janë bërë Hodajt:

-Si është njoftuar Shullazi për t'u paraqitur në polici;

-kush e ka njoftuar;

-a keni patur komunikime me eprorët;

-nëse po, me kë;

-cili ka qenë komunikimi me ta?

Nëse i kthehemi kronikës së ndalimit të Emiljano Shullazit kuptohet edhe mekanizmi i çuditshëm që ka vënë në lëvizje prokurorët. Në fillim Shullazit i është kërkuar të paraqitet në polici 'për një sqarim' me premtimin se do të lirohej 'për gjysmë ore'. Policia nuk e ka patur synimin e arrestimit të tij. Prokuroria, duke përfituar nga situata, ka lëshuar urdhër-ndalimi i cili ka ccuar edhe në përplasje me Policinë. 'Shoqërimi' është shndërruar në 'ndalim' dhe më pas në 'arrest me burg'.

Pyetjet për Hodajn, me sa duket kërkojnë t'i kthehen pikërisht fillimit të gjithë historisë. Të dhëna paraprake, sipas burimeve, ekzistojnë në Prokurori, dhe ato janë konfirmuar nga përgjigjet e drejtorit të Policisë. Një implikimi i mundshëm i ish-ministrit Tahiri në mekanizmat e pengesës së ndalimit të E. Shullazit, mund të hapë një spirale të re në fatin e tij politik, por edhe në imazhin e mazhorancës.

Të fundit