Flash News

KRYESORE

50 mijë deri në 150 mijë dollarë në muaj për lobim kundër Kosovës, Daçiç kërkon vëmendjen e Trump

50 mijë deri në 150 mijë dollarë në muaj për lobim

Serbia do të shpenzojë nga 50 mijë deri në 150 mijë dollarë në muaj për të lobuar në Uashington kundër Kosovës dhe për interesat e saj në rajonin e Ballkanit.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se këto shifra janë të përballueshme për shtetin, por më shumë rëndësi ka se ku do të shkojnë këto para.

“Ne mund të përpiqemi në vendosjen e lidhjeve më të mira me admnistratën, e kam fjalën për Trump, ekipin e tij, Pence, Pompeo. Ne do të punojmë për këtë, do të këmbëngul për një gjë të tillë. Shkon diku mes 50 000 dollarë dhe 150 000 dollarë në muaj. Nuk janë shuma të mëdha që Serbia nuk mund t’i sigurojë. Por është shumë e rëndësishme se kujt i jepen këto para”, ka deklaruar Daçiç.

Sipas ministrit serb, administrata e Trump është e hapur për të biseduar mbi Kosovën, ndryshe nga administratat e para që nuk pranonin diskutime.

“Nuk është çështje të paguash dikë që të marrë anën tonë. Por paguhet dikush që është gati të bisedojë. Nuk e kemi patur këtë mundësi deri më tani – sa herë përmendej çështja e Kosovës, ata nuk donin të flisnin për të. Për herë të parë me administratën Trump ne ia dolëm të themi opinionin tonë”, ka thënë Daçiç.

Të fundit