Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
50 të vdekur nga sulmi në Las Vegas, zbulohen mjetet e krimit brenda banesës së 64-vjeçarit
“Festivalin 91 Harvest” u kthye në tmerrin e atyre që po festonin. 64-vjeçari Stephen Paddock, hapi zjarr në “Festivalin 91 Harvest” nga një dhomë në Hotelin e Mandalay Bay. Si pasojë mbetën të vdekur mbi 50 persona, ndërsa mbi 400 të tjerë u plagosën.
Zyrtarët thonë se Paddock u qëllua dhe u vra nga policia. Ndërsa në dhomën e tij të hotelit iu gjet arsenal armësh të cilat ai i përdori gjatë masakrës.
Hetuesit tani po bastisin shtëpinë, ndërkohë që një shok i tij po merret në pyetje për të hedhur dritë rreth sulmit. Sherif Joseph Lombardo, i Departamentit të Policisë Metropolitane të Las Vegas, tha se hetimet janë ende në vazhdim dhe policia ende nuk ka përcaktuar arsyen pse 64 vjeçari e bëri një krim të tillë.