‘500 euro për një çertifikatë pronësie’, qytetari denoncon me emër drejtuesit e hipotekës që marrin ryshfet

Drejtuesit e Hipotekës së Durrësit janë akuzuar për korrupsion të lartë nga një punonjës i këtij institucioni.

Denoncuesi thotë se drejtuesit e kësaj hipoteke u marrin qytetarëve deri në 500 euro për një çertifikatë pronësie.

Ky denoncim është bërë publik edhe nga ish kryeministri Berisha, i cili ka bërë publik edhe emrat e zyrtarëve të Hipotekës.

Mesazhi i qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Z.Doktor.

Jam nje punonjes i hipotekes durres.Dua te ndaj nje shqetesim pasi ne hipoteken e durresit drejtori Liridon Pula,nen drejtori LEonard Kadrimi si dhe shefja e bashkqeverisjes Lusiana Kolaj(e vendosur ne kete post nga mafia durresit),cdo gje kalon ne duart e ketyre personave qe nje qytetar te paiset me nje certifikate pronesie duhet te paguaj 500euro.Po shohim tmerr me sy se kto kane krijuar nje rrjet dhe po i rrjepin njerezit nga leket.Kane hapur dhe nje dere privatisht prane zyres se drejtorit dhe aty behen te gjitha pazaret.te lutem anonim’.