Flash News

KRYESORE

500 granata me gaz lotsjellës për Lleshajn, reagon Policia e Kosovës

500 granata me gaz lotsjellës për Lleshajn, reagon Policia e

Policia e Kosovës ka pohuar se gazi lotsjellës i përdorur vjet nga policia shqiptare kundër protestuesve të opozitës është dërguar prej tyre në sajë të bashkëpunimit ndërinstitucional, me shtetet fqinje në këtë rast, me Shqipërinë.

“Bazuar në procedurat e parapara ligjore, marrëveshjen e bashkëpunimit të hartuar mbi bazën ligjore, pëlqimin dhe autorizimin e ministrive kompetente, pëlqimin e kompanisë dhe mendimin pozitiv të zyrave ligjore, është bërë huazimi i gazit lotsjellës. Mbi bazën e bashkëpunimit ndërinstitucional, me shtetet fqinje në këtë rast jo vetëm me Shqipërinë, Policia e Kosovës shkëmben personel policor, patrullime dhe trajnime të përbashkëta si dhe pajisje logjistike sipas nevojës”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Kosovës.

Në një shkrim të botuar dy ditë më parë në  “Gazeta Insajderi” u zbulua një marrëveshje e Shqipërisë me Kosovën për huazim të gazit lotsjellës.

Një sasi prej 500 granatash me gaz është dhënë nga policia e Kosovës për Shqipërinë.

Të fundit