Flash News

KRYESORE

500 mijë lekë për një targë të bukur, arrestohet zyrtari dhe sekseri

500 mijë lekë për një targë të bukur, arrestohet

Gjatë operacionit policor të koduar “Targa e bukur” kanë rënë në pranga Specialisti i Rregjistrimit të Mjeteve në Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor dhe sekseri, pasi i kërkuan pronarit të një automjeti një shumë monetare në këmbim të pajisjes me targë me numra të njëjtë.

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë shtetasit A. E, 38 vjeç, banues në Tiranë (specialist pranimi në sallën e rregjistrimit të mjeteve në Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor) dhe Sefer Myftari 31 vjeç, banues në Tiranë ( në rolin e sekserit, i dënuar më parë për veprën penale “Deklarim i rremë).

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, i kanë kërkuar pronarit të një automjeti një shumë prej 50 000 lekë të reja në këmbim të pajisjes së automjetit me targë me numra të njëjtë.

Në momentin e kapjes në flagrancë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma monetare prej 50 000 lekë të reja e përfituar në mënyrë të kundraligjshme.

Të fundit