Flash News

KRYESORE

"52.8% e shqiptarëve kundër 'djegies' së madateve nga PD dhe LSI", studimi i ISP-së: Opozita e re, fasadë!

Vendimi më i rëndësishëm i legjislaturës aktuale parlamentare ka qenë ai i shkurtit 2019, ku PD dhe LSI dorëzuan mandatet parlamentare, duke braktisur Kuvendin. Në një sondazh të realizuar nga Instituti i Studimeve Politike mbi një vit e gjysmë vjet pas këtij vendimi të marrë nga opozita, tanimë jashtëparlamentare, 52.8% e qytetarëve janë shprehur totalisht kundër, ndërkaq një pakicë prej 26% janë plotësisht dakord për dorëzimin e mandateve dhe largimin nga parlamenti.

[caption id="attachment_409228" align="aligncenter" width="604"] Dorëzimi i mandateve, vendim i padrejtë[/caption]

Këto statistika vlerësohen si një përqindje e lartë, për një vend, ku supozohet se maturia dhe kultura politike do të duhej të kishte arritur nivel të atillë sa të pranojë se pjesëmarrja në jetën politike është përgjegjësi dhe nevojë kushtetuese në një demokraci funksionale dhe shtet të së drejtës.

Të pyetur rreth opinionit të tyre për opozitën e re parlamentare, e përbërë nga deputetë të cilët kanë qenë pjesë e listës shumëemërore të PD dhe LSI, 73% e qytetarëve mendojnë se ajo nuk përfaqëson opozitën e vërtetë, duke luajtur rolin e fasadës në parlamentin e kontrolluar nga një parti e vetme. Ndërkaq, një pjesë e vogël prej 14% vlerësojnë se ajo është opozitë e vërtetë dhe 10% e qytetarëve janë neutral në qëndrimin e tyre.

[caption id="attachment_409229" align="aligncenter" width="594"] Opozita e re në parlament nuk përfaqëson opozitën e vërtetë[/caption]

Pra për statistikë, si përfundim, në çdo 3 qytetarë, 2 besojnë se opozita gaboi që dorëzoi mandatet parlamentare, por ndërkohë 73% e qytetarëve besojnë se opozita e re parlamentare nuk vepron si opozitë e vërtetë.

Ky perceptim publik për opozitën në parlament përbën një adresim të rëndësishëm drejt saj të shqetësimit publik rreth konceptit të opozitës dhe një mesazh sesi parlamenti do të duhet të pranojë mungesën e opozitarizmit ose vetë opozita të rishikojë pozicionet e veta për t’u identifikuar si e tillë.

Rreth 86% e qytetarëve kanë bindjen se deputetët aktualë nuk mbrojnë interesat e tyre, por të partisë/partive të tyre. Kjo është shifër shumë e lartë kritike dhe në thelb, nuk lidhet vetëm me parlamentin aktual, por në tërësi me jetën parlamentare të dekadave të fundit, ku bindjet politike janë përcaktuese në votën dhe qëndrimet e deputetëve.

[caption id="attachment_409234" align="aligncenter" width="593"] 86% e qytetarëve kanë bindjen se deputetët aktualë nuk mbrojnë interesat e tyre[/caption]

Parimisht deputetët votohen nga qytetarët, flasin në emër të tyre, marrin vendime në emër të tyre dhe ndaj duhet ti përfaqësojnë ata. Praktikisht ndodh e kundërta, dhe midis qytetarit e partisë, deputetët zgjedhin këtë të fundit. Vetëm 8% e qytetarëve në anketim mendojnë ndryshe dhe besojnë se deputetët zgjedhin më shumë interesat qytetare, sesa ato partiake.

Të fundit