Flash News

KRYESORE

52 viktima nga coronavirus në Itali, mbi 1.800 të infektuar dhe 149 të shëruar

52 viktima nga coronavirus në Itali, mbi 1.800 të infektuar dhe 149

Ka shkuar në 52 numri i viktimave në Itali pasi u prekën nga coronavirus, që ka përfshirë shtetin fqinj prej disa javësh.

Po ashtu, deri tani janë regjistruar mbi 1800 të infektuar, por nga ana tjetër raportohen edhe lajme të mira pasi 149 prej të infektuarve rezultojnë të shëruar.

Në Piemonte, shkollat ​​u mbyllën deri në 8 mars, shkruajnë mediat italiane.

Rastet e para të reja janë regjistruar nga Veriu në Jug: në Sardenjë, një biznesmen 40-vjeçar nga Cagliari kishte kontraktuar virusin pas pjesëmarrjes në një panair në Rimini; në Molise, një grua 60 vjeç është shtruar në spital në departamentin e sëmundjes infektive në Campobasso; në Trentino, një 83 vjeçar nga Trento rezultoi pozitiv; dhe në Basilicata një 46-vjeçar nga Lombardia ishte infektuar dhe tani është në karantinë në shtëpinë e tij në Trecchina (Potenza).

Në Romë, sidoqoftë, numri i infeksioneve është rritur në 12 (megjithëse numrat zyrtarë flasin për 7 persona, 3 prej të cilëve janë shëruar) ndërsa autoritetet shëndetësore të spitalit Tor Vergata kanë testuar 98 pacientë të dyshuar.

Të fundit