Flash News

KRYESORE

53,5 gradë Celsius në muajn maj, thyhet rekordi i temperatures së lartë në qytetin e vogël

53,5 gradë Celsius në muajn maj, thyhet rekordi i temperatures së

Dje në qytetin Turbat në provincën Baloçistan të Pakistanit është regjistruar temperatura më e lartë në histori të vendit.

Zyrtarët e Entit Meteorologjik të Pakistanit dje në Turbat kanë regjistruar temperaturë prej 53,5 gradë celsius.

Së fundmi, temperatura më e lartë ishte regjistruar më 30 maj të vitit 2009, kur kishte arritur deri në 52 gradë Celsius, raporton ‘AA.

Zyrtarët kanë theksuar se Pakistani ndodhet nën ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe se vitet e fundit temperaturat ekstreme kanë rritur ndikimin në tërë vendin.

Temperaturat e larta në provincat Penxhap, Sind dhe Baloçistan ndikojnë negativisht në mbarëvajtjen e jetës së përditshme.

Të fundit