Flash News

KRYESORE

55-vjeçari i akuzuar për përdhunimin e të miturës në Pogradec nuk pranon akuzën: Të bëhet ADN-ja!

55-vjeçari i akuzuar për përdhunimin e të miturës

Të tjera detaje janë bërë të ditura lidhur me ngjarjen që tronditi fshatin Valçan në Pogradec, ku një 15-vjeçare pretendon se është përdhunuar nga një 55-vjeçar dhe e ka lënë shtatzënë. Lidhur me këtë ngjarjen kanë dëshmuar si vajza e mitur ashtu dhe Ligor.B i akuzuari. Ky i fundit është shprehur se “akuzat janë të rreme, jam njeri familjar. Jam njeri i rregullt, nuk kam lidhje me ngjarjen. Të bëhet ADN-ja e fëmijës që të zbulohet atësia. Gjithçka është e pavërtetë”. Por  15-vjeçares që u abuzua seksualisht tha se “55 vjeçari më hyri në dhomë dhe abuzoi seksualisht.  Ngjarja në muajin mars 2017, isha vetëm në shtëpi”. Ndërsa banorët në Velçan janë shprehur se 55 vjeçari njeri i qetë dhe i rregullt. Nga ana tjetër mësohet se policia do të presë lindjen e fëmijës për bërjen e analizës së ADN.

Të fundit