Flash News

KRYESORE

55-vjeçari gjendet i mbytur në lumin e fshatit, policia jep detaje për ngjarjen

55-vjeçari gjendet i mbytur në lumin e fshatit, policia jep detaje

Mbrëmjen e sotme, një person është gjetur i mbytur në lumin e fshatit Slabinjë në Pogradec. Mësohet se viktima është B.J, rreth 55 vjeç, banues në fshatin Jollë.

Sipas policisë në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 06.05.2018, jemi njoftuar se në fshatin Slabinjë, është gjetur i mbytur në lumë shtetasi B.J, rreth 55 vjeç, banues në fshatin Jollë.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit