Flash News

KRYESORE

57-vjeçares në Vlorë i sekuestrohen 298 mijë euro

57-vjeçares në Vlorë i sekuestrohen 298 mijë euro

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, sekuestruan dy llogari bankare të shtetases T.B., 57 vjeçe, banuese në Vlorë, me një  shumë totale prej 298.324 Euro.

Sekuestrimi i tyre u bë pasi dyshohet për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Të fundit