Flash News

KRYESORE

6 dekanë dalin kundër ministres teknike: S’ka transparencë, cenohet autonomia e Universitetit

6 dekanë dalin kundër ministres teknike:  S’ka

Në Ministrinë e Arsimit nuk ka më qetësi. Çdo ditë dalin lajme kontradiktore dhe kryeministri shullohet në diell. Lajme, njëri më i çuditshëm se tjetri: Ministria shkarkon sekretarin e Përgjithshëm, ky e hedh në gjyq. Nuk bindet nëpunësja, as sekretarja. 7 drejtorë kallzojnë ministren në Pokurori, kjo e fundit shkarkon anëtarët e bordit të Mjekësisë. Karabina do hotel me shtatë yje, mësuesit s’kanë marrë rrogat. 6 dekanë dalin kundër Karabinës etj. etj.

Sot ka pasur nëj reagim të gjashtë dekanëve, pas vendimit të Ministres Teknike të Arsimit, Mirela Karabina, për zëvendësimin e anëtarëve të Bordit të UT. 6  dekanët, përmes një letre drejtuar drejtuesit të Bordit të UT, Ervin Demo, ata shprehin shqetësimin e tyre për vendimin. Sipas dekanëve, urdhri i ministres është jo-transparent dhe vjen në një kohë kur të gjithë janë me pushime.

“Vendimi prek autonominë e Universitetit të Tiranës, dhe është bërë për të ulur reputacionin e UT,” shprehen dekanët. Gjithashtu sipas tyre, i rëndë është dhe qëndrimi i rektorit të Universitetit të Tiranës, i cili duhet t’i kërkonte shpjegime ministres për këtë vendim të marrë.

Kjo qeveri ka një jetë diçka më shumë se një javë dhe duket e pakuptimtë “lufta” e ministres teknike Karabina për të ndrequr punët në një ministri që e ka marrë lumi e që duhet reformuar nga fillimi. Vetë ajo tha se aty duhen reforma, duhen zëvendësuar të gjithë “specialistët” që kanë sjellë dëme të mëdha në arsim, gjithë këto vite. Por i mbetet Ramës, me reformën në qeveri dhe kreun e ri të kësaj ministrie, që të sjellë ndryshime, ato që premtoi në fushatë, për një staf më efikas e në shërbim të njerëzve. Le të presim...

Të fundit