Flash News

E-TJERA

6 emrat për Kavajën, nga favoritja Silvana Daja te kundërshtari i Erion Veliajt

6 emrat për Kavajën, nga favoritja Silvana Daja te kundërshtari i

Prej ditësh në media janë bërë publike gjashtë emra të kandidatëve të mundshëm të Partisë Socialiste për kreun e bashkisë së Kavajës. Pas vendimit të KQZ-së për t’i hequr mandatin ish-kryebashkiakut Elvis Rroshi, qytetarët e Kavajës do të votojnë më 7 maj për kryetarin e ri.

Deri më tani përfliten si kandidatë: Dorjan Murati, ish-drejtor i ALUIZNI-t; Ilir Gjuzi, administrator i Golemit; Megi Katroshi, kryetare e FRESSH-Kavajë; Silvana Daja; Klodian Shehu, nënkryetar i bashkisë; Elton Derjaj, ish-zv/drejtor i Doganës së Tiranës.

Favorite për t’u zgjedhur kandidate e PS-së është padyshim Silvana Daja. Ajo është bashkëshortja e ish-kreut të PS-së në Kavajë, Gentjan Daja, i cili u dorëhoq nga ky post pak ditë më parë. Ende nuk ka asnjë informacion për zonjën Daja lidhur me profesionin apo funksionet publike që ka mbajtur.

Gjithsesi, kjo kandidaturë pritet të kundërshtohet ashpër nga opozita, e cila ka akuzuar më parë Gentjan Dajën si të përfshirë në aktivitete kriminale.

Një tjetër kandidaturë e fortë, por me pak gjasa për t’u zgjedhur është ajo e Elton Derjaj. Derjaj ka qenë kryetar i FRESSH-it në Kavajë, por që u shkarkua pa paralajmërim nga ish-kryetari i Përgjithshëm, Erion Veliaj, sot kryebashkiak i Tiranës. Vendimi i Veliajt solli përplasjen me strukturat në Kavajë dhe nuk munguan as akuzat. Veliaj ka marrëdhënie të mira me Elvis Rroshin, të cilin e mbështeti publiksht në fushatën e 2015-ës, dhe pritet të ketë ndikim për të eleminuar Derjajn si kandidaturë në bashkinë fqinje me Tiranën.

Dorjan Murati dhe Klodian Shehu janë dy emra të tjerë që ndonëse nuk janë përfolur asnjëherë për ndonjë problem me drejtësinë, aktivitetin e tyre publik e kanë krijuar me ardhjen e Rroshit në krye të Kavajës.

Sa i përket Megi Katroshit, kryetarja e FRESSH ka shumë pak gjasa të mposhtë konkurrencën në këtë listë.

*FOTO: Nga e majta në të djathtë: Klodian Shehi; Gentjan Daja; Dorjan Murati dhe Megi Katroshi

Të fundit