Flash News

KRYESORE

6 gabimet e zakonshme që bëjnë meshkujt në modelin e flokëve dhe si t`i rregulloni

Flokët. Sa e vështirë mund të jetë realisht? Mjaftueshëm në fakt. Nga përdorimi i produkteve të gabuara deri tek përdorimi i tepërt i produkteve të cilat përdoren për stilimin e flokëve të meshkujve. Produkte të cilat dëmtojnë folikulat e flokëve.

Për të ndihmuar në shmangien e këtyre gabimeve që bëni, ka disa këshilla nga "Fashionbeans" për meshkujt:

Mos përdorni një produkt që ka shampo dhe balsam (2 në 1). Duhet shampo veç dhe balsam veç

Kujdesuni për skalpin dhe mos e bëni "shkel e shko"

Mos zgjidhni një model që nuk iu shkon. Fakti që është në modë nuk do të thotë që dukeni bukur me të

Mos e ekzagjeroni në përdorimin e produkteve që vendosni mbi flokë

Kur i lyeni flokët, mos u ndikoni nga çmimet e lira. Merrni një produkt të mirë që nuk "e vdes" flokun tuaj

Nuk keni pse qethni komplet flokët, mundet thjesht të hiqni të djegurat anësore

 

Të fundit