Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
6 muaj aksion estetik pastrimi, Qeveria kthehet nga ekzekutuese në OJQ-iste
Edi Rama ka njoftuar sot fillimin e një aksioni vullnetar në shkallë vendi për pastrimin e Shqipërisë.
Mijëra nxënës, qytetarë, deputetë dhe qeveritarë të majtë janë parë të përveshin mëngët dhe të pastrojnë mbeturina të ndryshme, që nga Divjaka e deri në Berat, duke kaluar nga Tirana e shumë qytete të tjera.
Ky aksion do të zgjasë gjashtë muaj, edhe pse ka shumë dyshime lidhur me rezultatet që mund të arrijë.
Në fakt, kjo punë nuk bëhet as me aksione dhe as me vullnetarizëm. Ndërgjegjësimi është shumë i mirë, por ai nuk mjafton. Qeveria nuk mund të kthehet në një OJQ që sensibilizon, kur ajo ka në dorë çdo mekanizëm ligjor dhe financiar për ta ndalur ndotjen e Shqipërisë.
Por pikërisht, duke qenë se nuk ka vullnetin për të investuar në infrastrukturë dhe duke qenë se fondet e saj financiare i përdor për vepra më sipërfaqësore dhe estetike si sheshet dhe fasadat që duken, se sa si pyjet dhe lumenjtë e largët që janë larg syve të votuesve, ajo rreket dhe shtiret sikur me një të mbushur të thesit me mbeturina e zgjidhi problemin.
Problemi kryesor i ndotjes në Shqipëri, ai i karburanteve që tregtohen me përzirje vajrash të përdorur dhe me squfur mbi çdo normë të vendeve të BE-së, nuk zgjidhet me aksione vullnetare mbledhjeje letrash. As ndotja e lumenjve nga industritë e nxjerrjes apo përpunimit të naftës, apo nga biznese të shumta që derdhin çdo mbetje të rrezikshme, nga ato spitalore te ato kimike, për të shmangur kosto ekstra, nuk zgjidhet me këto aksione-paradë.
Fshatra të shumta i derdhin rregullisht mbetjet e tyre nëpër lumenj, për faktin e thjeshtë sepse në to nuk ka asnjë kosh mbeturinash dhe asnjë mjet nuk shkon për t’i marrë tek ata.
Pra të gjitha këto nuk zgjidhen me aksione mediatike, por me vullnet politik, si dhe me forcën e zbatimit të ligjit.
Çdo gjë tjetër, është vetëm show.